MENU
klinika

"Nuk do të terrorizoheni nga taksat"

Rama i ‘hap derën’ Italisë: Ejani investoni tek ne!

19.09.2019 - 16:41

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar “Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi” në panairin Fiera del Levante të Barit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar ka ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri pasi është një vend që ofron shumë pak taksa e burokraci.

“Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat e burokracia. Gjithë ato që ëndërronit të kishit kur dëgjonit të fliste miku im i dashur Berluskoni, i gjeni në Shqipëri; një vend pothuajse pa taksa.

Kush investon sot në Shqipëri në turizmin me yje , ka të garantauar për 10 vite një aktivitet pa asnjë taksë si dhe TVSH në 6%”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit shqiptar, duke shtuar se nga këndëvështrimi i taksave, Shqipëria është një vend normal, por në krahasim me Italinë është një parajsë tokësore.”, tha ai.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka evidentuar miqësinë e raportin mjaft të mirë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Pa Italinë, Shqipëria nuk do të ishte aty ku ndodhet sot. Ekonomia e detit është një zbulim i ri për Shqipërinë, deti Adriatik është lidhja natyrale me Italinë e veçanësirsht me rajonin e Puglias e së bashku duhet të bashkëpunojmë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike”.

Kryeministri informoi Forumin se në Shqipëri numri i turistëve vjen vit pas viti në rritje, duke shënuar gjatë 4 vite të fundit një dyfishim deri mbi 6 milionë turistë në vit.

 “Ekziston një dëshirë e madhe për të forcuar lidhjet me rajonin e Puglias pasi e shohim si një rajon i dijes. Kemi një interes të madh të krijojmë lidhje mes botës universitare, në kërkimin shkencor e në shërbimin shëndetësor.Për të gjithë investitorët italianë e në veçanti për ata puliezë, dyert janë të hapura në Shqipëri.” theksoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!