MENU
klinika

Vendimi

Rama liron nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë

20.09.2019 - 18:14

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Mësohet se lirimi i tij është bërë për shkak se Gogu është zgjedhur si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetues dhe pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000. datë 30.1.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Z. Toni Goga, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë”, -thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Gogu mori postin si zëvendësministër i Drejtësisë, pranë ministres Etilda Gjonajt. Por edhe më parë ai ka pasur poste të rëndësishme.

Prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë si dhe drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të terrorizoheni nga taksat"

Rama i ‘hap derën’ Italisë: Ejani investoni tek ne!