Humbja ndaj Francës ishte një ndeshje totalisht për tu harruar e Kombëtares kuqezi.
Të gjithë kanë shpërthyer në kritika ndaj skuadrës dhe Edy Rejas, pavarësisht se luanim kundër kampionëve të botës.
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër stërvitjen e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë ndezur motorët në sfidën e sotëm kundër Islandës, ndeshjen e vlefshme për “Euro 2020”.
Me një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka shpërndarë një mesazh të koduar, ndërsa thekson se Kombëtarja nuk duhet mbështetur vetëm kur triumfon.
Sipas kryeministrit, nata e sotme është çasti kryesor i Kombëtares për të treguar se sa vlen.
“Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen?#GjithnjëKuqezi??”, shkruan Rama.