MENU
klinika

Fotoja e ditës

Rama takim me Donald Trump, në prag të negociatave me BE-në

25.09.2019 - 13:33

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidentin Donald Trump.

Takimi është zhvilluar gjatë punimeve të sesionit të 74 të asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale foton që ka bërë me Linda Ramën, në krah të Presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania.

Gjatë punimeve të asamblesë Edi Rama ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë Erdogan dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.