MENU
klinika

"Mbështetës të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE"

Rama takon Philip Reeker dhe Mathew Palmer

26.09.2019 - 18:47

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Philip Reeker dhe të dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer.

Teksa ka postuar një foto krah tyre, Rama i quan dy miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizues në Shqipëri, por edhe të rrugëtimit të vendit tonë drejt BE.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, si dhe është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kushtet e përcaktuara i bëjnë mirë vendit”

Rama flet për vendimin gjerman: Merkel theu barrierën…

"Ja çfarë më tha për Shqipërinë"

Rama intervistë nga SHBA, flet për takimin me Trump