MENU
klinika

Ligji për dekriminalizimin do të ndryshojë!

Rasti i Shkodrës, Balla: Rama gati amendamentet

02.09.2019 - 19:14

Ligji për dekriminalizimin do të ndryshojë. Kryetari i grupit parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh se kryeministri Rama do të dorëzojë amendamentet në komisionin e reformës zgjedhore.

Rasti i Shkodrës na bën të vetëdijshëm që kuadri ligjor nuk është i plotë dhe në këtë këndvështrim kryeministri do të depozitojë si amendamente shtrëngimet e domosdoshme dhe më të ashpra në lidhje me cdo kandidat. Le të jetë komisioni i reformës zgjedhore që ti shqyrtojë” tha ai.

Nisma vjen pas rastit të Shkodrës kur kryetari i bashkisë Valdrin Pjetri dha dorëheqjen, pasi u zbulua dënimi që kishte fshehur në Itali.

Nevojën e ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit kryeministri e argumenton me faktin se partitë politike nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit.