“Përvetësuar” nga i njëjti rrjet ndërkombëtar, si një prej shumë dëshmive të kohëve të lashta: rikthehet pas grabitjes, nga autoritetet amerikane. Artefakti 2,100-vjeçar, i një prifti të quajtur Nedjemankh, u grabit dhe u kontrabandua në Egjipt, më 2011.
“Deri më tani, sipas hetimeve është përcaktuar se ky artefakt është një nga qindra të tjera të vjedhura nga i njëjti rrjet ndërkombëtar i trafikimit”, – ka thënë prokurori i Manhattanit, Cyrus Vance.
Autoritetet zyrtare u shprehën, se arkivoli i madh dhe i zbukuruar ishte varrosur në rajonin Minya. Nga aty është dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Gjermani, ku edhe është restauruar. Më pas u dërgua në Francë, për t’u blerë pas kësaj, nga Muzeu Metrolpolitan i Artit, me shumën prej katër milionë dollarësh.
Autoritetet amerikane ishin “pre” e dokumenteve të falsifikuara, prej vitit 1971. Pasi pala egjiptiane ofroi dëshmitë për grabitje në fakt, muzeu bashkëpunoi ngushtë me prokurorinë.