MENU
klinika

"Presim negociatat, i shtrimë dorën PD-së për 'Zgjedhoren"

Ruçi shpall objektivat për sensionin e ri parlamentar

02.09.2019 - 19:21

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi teksa mbajti fjalën para deputeteve në hapjen e sesionit të ri parlamentar, u ndal edhe tek prioritet dhe pikat kyçe ku do të bazohet institucioni që ai drejton.

Sipas tij, Kuvendi do të vijojë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, por edhe përmirësimin e Reformës Zgjedhore. Ai ndërkohë theksoi se dora e maxhorancës ka qenë dhe është e shtrirë ndaj opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe asaj  që aktualisht vijon betejën jashtë mureve të Kuvendit.

“Prioritetet për këtë sesion janë çelja e negociatave, do përmbyllim  gjithashtu reformën zgjedhore, përfshirë këtu futjen edhe të rekomandimeve të OSBE /ODIHR. Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën nuk është një mëshirë, por harmonia e demokracisë. Mbrojtja e Kushtetutës është garancia e Kushtetutës nesër. Reforma në Drejtësi do të vijojë me formimin e institucioneve të reja, mbështetjen me burime njerëzore dhe financiare.

Kontrolli parlamentar do të forcohet parmes seancave dhe formave të tjera. Kontrolli i deputetëve me pyetje dhe përgjigje dhe publikimi i tyre në faqen e Kuvendit”-tha mes tjerash Ruçi.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA