Në gjykatën e Krimeve të Rënda vijon prej disa orësh seanca për ish-minitrin Saimir Tahiri.
Prokuroria ka kërkuar pretencën ndaj ish-ministrit duke kërkuar 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela.
Mësohet se gjatë seancës, Tahiri ka mohuar të ketë lidhje me Habilajt, por ka pranuar e u ka shitur makinën.
Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e një oficereje policie me inicialet B.A.
Ajo ka pranuar se ka udhëtuar të paktën 10 herë me Habilajt drejt Italisë.
“Kam udhëtuar të paktën 10 herë drejt Italisë me Habilajt, të cilët kishin një marrëdhenie speciale mes tyre dhe sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej”.