MENU
klinika

Çfarë shkruajnë?

“Serbia të njohë Kosovën”, si e lexuan mediat serbe thirrjen e Ramës në OKB

28.09.2019 - 18:19

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme, ftoi shtetin e Serbisë, që të lërë mënjanë “inatet” e vjetra kundrejt Kosovës dhe të njohë pavarësinë e saj.

Kjo kërkesë e shefit të qeverisë shqiptare u përcoll me ironi nga përfaqësuesja e Serbisë, e cila u kap nga kamerat duke tundur kokën teksa fliste Rama për Kosovën.

Këtë deklaratë “të guximshme” të shefit të ekzekutivit e kanë raportuar gjerësisht edhe mediat serbe.

Ajo që bie në sy është fakti se ndryshe nga herët e tjera, ato nuk e etiketuan thirrjen e Ramës si “provokim”, por i qëndruan me korrektësi fjalës së tij.

Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë ta njohin pavarësinë e Kosovës”– kështu e nis titullin e shkrimit media serbe “Sputnik”, e cila vijon më tej duke cituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama si vijon: “ka ardhur koha që të gjitha vendet e këtij Kuvendi, veçanërisht miqtë tanë serbë, ta njohin pavarësinë e Kosovës” dhe ta pranojnë, argumenton ai, realitetin si bazën e vetme të besueshme për ndërtimin e një të ardhme më të mirë të përbashkët”-thuhet në shkrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Drejtësia shqiptare do luftojë korrupsionin"

“Pastrim madhor”/ Rama paralajmërim të ashpër nga OKB