Tre vëllezër janë arrestuar pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë vëllezërit K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.
Ata janë arrestuar në saj të operacionit të koduar “Brebulla”, ku nga informacionet e marra Policia i ka hetuar për tre muaj dhe më pas i ka arrestuar. Tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.