Shkodran Mustafi mund të përfundojë te Juventusi.
Mbrojtësi shqiptar është me valixhe në duar dhe po pret një telefonatë për tu transferuar tek skuadra e re. Ai nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe trajneri Unai Emery i ka bërë të qartë se mund të largohet.
Lëndimi i Giorgio Chiellinit, ka bërë që Juventusi të hidhet në sulm për transferimin e një qendërmbrojtësi.
Sky Sports ka raportuar se Zonja e Vjetër e sheh Mustafin si zëvendësuesin ideal të kapitenit Giorgio Chiellini.
Juventus pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro në drejtim të Arsenalit për transferimin e shqiptarit.
Në rast se nuk arrihet Mustafi, kampionët në fuqi të Italisë kanë tjera alternativa si Jerome Boateng, Medhi Benatia apo Dejan Lovren.