MENU
klinika

“Photo of the Day”

Si e cilëson Rama momentin kur i jep Merkelit librin e tij?

13.09.2019 - 20:19

Pas Kancelares gjermane, Angela Merkel, edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një fotografi, që tregon momentin kur i dhuron asaj librin e tij.

Rama e ka cilësuar këtë çast si foto dite, teksa shkruan: “Photo of the Day”.

Ndërkohë, në faqen zyrtare në Instagram të Kancelares Merkel shkruhej se Rama është një artist, pasi solli librin e tij të fundit si një suvenir.

“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e kancelares Merkel.

Rama dhe Merkel janë takuar ditën e sotme në Berlin, ndërsa temë kryesore diskutimi mes tyre ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve