Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Medias të publikuar dje në media.
Në një intervistë Meta deklaroi: “Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”
A i trembet Venecias kreu i shtetit?
Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.
Më 13 korrik Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin
“Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.