Sot, reperi i njohur Mozzik feston ditëlindjen e tij.
Ai ka lindur më 29 shtator të vitit 1995 dhe ka mbushur 24-vjeç. Prej disa javësh, ai është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të krizës në marrëdhënie me Loredana Zefin.
Madje, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin së fundmi në Instagram, duke konfirmuar kështu zërat për ndarje.
Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e partneres në datën 1 të këtij muaji dhe me siguri as Loredana s’do të jetë në ditëlindjen e tij.
Mirëpo, në këtë ditë speciale për të, Mozzik e mori gjithsesi një mesazh të bukur dashurie.
Në profilin e vajzës së tij, Hanës, në Instagram është publikuar një foto e të voglës me reperin, ku krahas saj shkruhet:
“Gëzuar ditëlindjen babi! Të dua, Hana.”