22.09.2019 - 22:47
Një tjetër tërmet ka tronditur Shqipërinë.
Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta.
Tërmeti i shënuar sonte ka një magnitudë prej 4 ballë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra larg qytetit të Vorës e 20 km larg Tiranës.
Kujtojmë se epiqendra e tërmetit të fuqishëm, 5.8 ballë ka qenë në Durrës, pranë atij që ra edhe sonte.