MENU
klinika

Deklarata e Haradinajt

“Trepçën ia kthyem Kosovës, tani do të investojmë aty”

28.09.2019 - 19:09

Duke qenë në kohë fushatë pasi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbahen në 6 tetor, kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një tubim në Mitrovicë.

Edhe si përfaqësues i koalicionit para zgjedhor AAK-PSD, kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj mbajti një fjalim duke u kërkuar votën qytetarëve të Mitrovicës dhe duke i premtuar se do të punojë më shumë për Trepçën.

Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë. Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe. Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet‘, tha në fjalimin e tij Haradinaj.