MENU
klinika

Bolton braktis 'Shtëpinë e Bardhë'

Trump shkarkon ‘armikun’ e Kosovës

10.09.2019 - 19:41

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar John R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë për siguri nacionale, pas shumë mospajtimeve që kishin pasur, në veçanti për shkak të politikave të jashtme karshi Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit.

Shkarkimi i tij ka ndodhur në kohën kur Trump po tenton të përmirësojë raportet me disa vende me të cilat ka pasur mospajtime, megjithatë ishte Bolton ai që Korenë e Veriut dhe Iranin i shihte si vende të cilave nuk duhet t’iu zihet besë, transmeton Telegrafi. E raportet mes Bolton dhe Trump u zbehën edhe më shumë muajve të fundit, kur presidenti amerikan mori vendim të anulojë sulmet ajrore të planifikuara mbi Iranin pas rrëzimit të dronit amerikan.

Megjithatë raportet e tyre u “ftohën” edhe më shumë, kur Trump u pajtua të takohet me Kim Jong-Un në zonën e demilitarizuar që ndanë dy Koretë.

Kujtojmë që Bolton ishte pro sulmeve mbi Iranin dhe publikisht kritikoi testet e raketave të Koresë së Veriut. E pasi që Trump ishte pajtuar që takohet me Kim Jong-Un në zonën e demilitarizuar, Bolton kishte vendosur që mos ta shoqërojë, madje kishte udhëtuar për në Mongoli. John Bolton, ish-ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, njihej për qëndrimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, kurse mediat në Serbi e kanë përjetuar rëndë këtë vendim të presidentit Trump.

Gazeta serbe “Kurir” me këtë titull ka parqitur shkarkimin e John Bolton: “Trump e ka shkarkuar Boltonin, kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, por ja çfarë ishte vendimtare për këshilltarin e presidentit Trump”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN