MENU
klinika

Çfarë deklaron?

Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore/ Ambasada e SHBA mesazh Bashës

25.09.2019 - 10:08

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbledhjes së sotme në një tryezë thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, ku është e pranishme në nivel teknicienesh edhe opozita e bashkuar.

SHBA “pershendet kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje.

Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.