MENU
klinika

"Dialog me rezultate konkrete"

Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, reagon Ambasada Gjermane!

25.09.2019 - 16:01

Ambasada gjermane ne Tirane ka reaguar pas mbajtjes se tryezes per Reformen Zgjedhore sot, thirrur nga OSBE, ku ishte e pranishme edhe opozita e re dhe ajo jashteparlamentare, duke nenvizuar se “kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.

Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor”.

Reagimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.

Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.“, u shpreh Ambasadori Zingraf