Gjykata e Apelit Tiranë ka lehtësuar masën e sigurisë për administratorin e “Skela Syla”, Petrit Syla. Ai është liruar ditën e sotme nga qelia, duke u lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Vendimi është marrë në orën 11:54 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqatarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.
Më herët, Syla ishte lënë në masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, si i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Pasi u shpall fillimisht në kërkim, Syla u arrestua disa javë pas vdekjes së dy punëtorëve në datën 16 Gusht, të cilët po punonin në një pallat kur u rrëzua skela.
Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe ka përfunduar në orën 11:54. Prokuroria e Apelit ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.