MENU
klinika

Shenjtërimi i Nënë Terezës

Veliaj apelon për të ndihmuar njerëzit në nevojë nën shembullin e saj

05.09.2019 - 11:13

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kujtuar sot në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në facebook Veliaj apelon qytetarët e Tiranës të bashkohen sot me me dhjetëra vullnetarë për të përkujtuar trashëgiminë e saj, duke ndihmuar njerëzit në nevojë, ndërsa citon edhe një prej shprehjeve të saj.

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.” ?????

Gëzuar ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës! Bashkohu sot me dhjetëra vullnetarë për të përkujtuar trashëgiminë e saj, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. ???” shkruan Veliaj në postimin e tij në facebook.