29.09.2019 - 11:37
Shegët janë dobësia e Presidentit.
Të paktën kështu deklaronte pak kohë më parë në një emision televiziv, ndërsa theksonte se në kohën e lirë në Presidencë dilte dhe kujdesej për to në oborrin e godinës së kreut të shtetit.
I ndodhur në një situatë, kur Komisioni i Venecias deklaroi qartë dhe prerë se shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Ilir Meta të dielën e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku ka hedhur një foto të shegëve, ndërsa e konsideron si lajm të mirë se po piqen.
“Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen” shkruan ai.