MENU
klinika

Detajet

Vetëplagoset me armë gjahu, humb jetën 49-vjeçari në Tiranë

26.09.2019 - 17:06

Një 49-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën.

  • Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.