MENU
klinika

Gjykata e Tiranës merr vendim

Vrasja e Azem Hajdarit, çfarë ndodh tani me dosjen e Izet Haxhisë?

20.09.2019 - 14:54

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për çështjen e Izet Haxhisë dhe kaloi dosjen në Gjykatën për Krime të Rënda, ku pritet të bëhet rigjykimi.

Ishte prokuroria që në një seancë më parë kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndersa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla,tha se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës.