Tabloidi britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull vrasjes së avokatit shqiptar Ravik Gurra, në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti.
Daily Mail thotë se një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të humbjes së çështje madhore.
“Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i Office Home, kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, por kishte humbur një numër çështjesh. Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet burg”, shkruan gazeta britanike.
Po ashtu Daily Mail shkruan se kjo vrasje ka alarmuar edhe avokatët e tjerë që mbrojnë çështjet e kriminelëve shqiptarë.
Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifikohej i tha Daily Mail të dielën se “Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes. Ne nuk jemi të sigurt për t’i përfaqësuar mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia”.