Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada, thonë shkencëtarët.
Vëzhgimet e boshatisjes së gazit në amtosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht. Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.
Vrima është gjithashtu larg polit, shtoi agjencia e Bashkimit Evropian.
Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.
Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.
Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.
Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vedeve të ndryshme në vitin 1987, parasheh përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve më të dëmshme.