Gjenerata e ardhshme e Wi-Fi ka filluar të shfaqet tek pajisjet e para që nga viti i kaluar por këtë javë debutimi i saj pritet të përshpejtohet.
Aleanca Wi-Fi, organizata e cila mbikëqyr implementimin e standardit Wi-Fi, do të lançojë programin zyrtar të certifikimit. Kjo do të thotë standardi Wi-Fi 6 tashmë është gati dhe kompanitë teknologjike së shpejti do të mund ta reklamojnë tek produktet e tyre. Wi-Fi 6 sjell me vete një mori teknologjish të cilat kombinojnë së bashku një Wi-Fi më efikas.
Qëllimi kryesor i kësaj gjenerate është të rrisë shpejtësinë në një rrjet të mbipopulluar.
Shpejtësia maksimale teorike do të rritet në 9.6Gbps nga 3.5Gbps që është aktualisht por këto numra nuk kanë rëndësi fare nëse nuk jeni në gjendje të sillni një internet të tillë në shtëpi.
Wi-Fi 6 vjen me disa mjete të cilat e lejojnë të operojë më shpejtë dhe transferojë më shumë të dhëna njëherazi. Lançimi i sotëm është më tepër një formalitet. Programi i certifikimit të Wi-Fi, edhe pse është i rëndësishëm, nuk është i domosdoshëm dhe kompanitë kanë lançuar pajisje Wi-Fi 6 prej muajsh.
Por është një sinjal i qartë se Wi-Fi 6 ka mbërritur që do të thotë se miliona njerëz do të kenë akses në këtë teknologji. iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro të prezantuar një javë më parë vinë me këtë teknologji.
Publikisht Apple nuk ka certifikuar asnjë prej pajisjeve të saj tek Aleanca Wi-Fi. Por kjo aleancë thotë se Galaxy Note 10 do të jetë telefoni i parë i certifikuar për këtë standard.