MENU
klinika

Me ekranin “ujëvarë”

Xiaomi Mi Mix Alpha/ Telefoni i gjithi nga xhami

25.09.2019 - 16:23

Linja Xiaomi Mi Mix gjithnjë ka shtyrë drejt kufijve të ekraneve të smartfonëve dhe modeleve.

Ishte modeli origjinal i telefonit i cili nisi një luftë ekranesh pa kornizë për të mbërritur tek modeli Mi Mix 3 vitin e kaluar. Tashmë që kemi filluar të shohim telefonët e parë me ekranin “ujëvarë”, Xiaomi ka vendosur ta çojë drejt një niveli të ri me modelin Mi Mix Alpha.

Ekrani i Alpha sillet i gjithi rreth pajisjes ku takohet me modulin e kamerës në pjesën e pasme. Efekti është një telefon i përbërë pothuajse i gjithi nga ekrani.

Butonët e volumit, gjithashtu pjesë e ekranit, shfaqen në anën e tij dhe reagojnë në bazë të presionit që aplikohet.

Me këtë telefon Xiaomi pretendon për një raport ekran dhe trup pajisje prej 180 gradësh.

Mi Mix Alpha vjen me sensorin 108-megapiksel të Samsung i zhvilluar në bashkëpunim me Xiaomi. Si me kamerat e tjera të rezolucionit të lartë, pikselët kombinohen në katrorë 2×2 për të ofruar sensitivitet më të lartë ndaj dritës.

Gjithashtu nuk ekziston nevoja për një kamër selfie sepse mjafton të ktheni telefoni dhe ta realizoni me kamerën e pasme. Vetë telefoni në brendësi ka një procesor Snapdragon 855+, konektivitet 5G, 12GB RAM, 512GB memorie dhe karikim 40W me bateri 4,050 mAh.

Telefoni del në shitje në Dhjetor për 2,800 dollarë.