Samsung pritet të lançojë një version të përmirësuar të smartfonit me ekran që paloset Galaxy Fold më 6 Shtator sipas medias Koreane Yonhap.
Lajmi vjen pasi Samsung tha në Qershor dhe Galaxy Fold do të debutonte në Shtator.
Kur Galaxy Fold u lançua në Prill, disa analistë zbuluan probleme me ekranin që palosej. Disa prej tyre hoqën një shtresë mbrojtëse të ekranit e cila ishte dizajnuar për të mos u hequr.
Në disa modele të tjera ekranet thjeshtë pësuan probleme gjatë palosjes.
Në fund Samsung vendosi të tërhiqte nga tregu këto modele dhe të shtynte datën e debutimit pa një afat të caktuar.
I vetmi informacion që kishim ishte se Galaxy Fold do të mbërrijë në Shtator me rregullimet e duhura dhe përmirësimet e dizajnit.
Debutimi i spekuluar i 6 Shtatorit është po të njëjtin ditë që fillon shfaqja e produkteve elektronike IFA në Berlin të Gjermanisë.