Nënkampionët e Europës, Tottenham nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Champions League.
Anglezët kanë barazuar 2-2 në fushën e Olympiacos pas avantazhit 2-0 të siguruar në 30 minutat e para.
Një penallti e shndërruar në gol nga Harry Kane në minutën e 26’ zhbllokoi takimin, teksa braziliani Lucas Moura dyfishoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.
Reagimi i Olympiacos erdhi një minutë para fundit të pjesës së parë nga Podence që arriti të realizonte pas një aksioni mjaft të bukur të vendasve.
Në minutën e 54’, ishte francezi Valbuena që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke çuar në baraspeshë ndeshjen.
Ndeshja tjetër e orës 19:00 mes Club Brugge dhe Galatasaray, e vlefshme për Grupin A, përfundoi me rrjeta të paprekura me rezultatin 0-0.