MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Zjarret “shkrumbojnë” Vlorën, dyshohen të qëllimshme

07.09.2019 - 13:55

Dy zjarre kanë rënë mesditën e sotme në fshatrat Radhimë dhe Novoselë të Vlorës.

Mësohet se janë djegur sipërfaqe të mëdha kullotash në Radhimë, ndërsa në Novoselë janë djegur disa hektarë ullinj.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.