MENU
klinika

Projekti i qeverisë

10.000 tekste shkollore në shqip për nxënësit e diasporës

14.10.2019 - 16:56

10 mijë tekste shkollore në shqip janë shpërndarë për nxënësit e diasporës shqiptare.

Projekti është realizuar nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike.

Përmes një postimi në Facebook, Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, u shpreh se kjo nismë, vjen në kuadër të angazhimit që ka marrë Qeveria e Shqipërisë, për jetësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në diasporë.

Qëllimi i kësaj nisme, është nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor duke vlerësuar po aq të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve me shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundon Cakaj.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!