MENU
klinika

Lexojeni dhe ju, mund të ndihmoni...

10 ditë pasi u bë nënë, Sara bën gjestin prekës

23.10.2019 - 15:22

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Roman.

Pas London (sipas Londrës) këtë herë dyshja zgjodhi qytetin e Romës ku Sara ka jetuar disa vite më parë dhe si ajo dhe Lori kanë treguar shpeshherë dashurinë e tyre për kryeqytetin italian nga ku kanë kujtime të shumta.

E ndërkohë që kanë kaluar vetëm 10 ditë nga lindja, Sara ka marrë vendimin për t’i ardhur në ndihmë një nëne të re që sapo ka lindur.

Ajo do të dhurojë rrobat dhe ushqimin e të voglit të saj për një nënë në nevojë.

“Po kërkoj të dhuroj një çantë plot me rroba dhe produkte si dhe qumësht për të sapolindur si dhe për të lindur para kohe (2-2,5 kg). Nëse njihni ndonjë që ka lindur së fundi dhe ka nevojë më thoni”, shkruan ajo në Instagram.

Mami Sara ka publikuar gjithashtu një foto ku shfaqet me djalin e saj të madh London, kur ishin vetëm ata të dy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN