Janë zbuluar 20 emrat e parë kandidatë për të fituar “Topin e Artë” 2019. “France Football”, prestigjozja franceze, që ka ekskluzivitetin e këtij trofeu individual, ka dhuruar edhe surpriza.
Fillimisht u zbuluan 10 emrat e parë të nominuar: Kylian Mbappe, Trent Alexander-Arnold, Donny van de Beek, Pierre-Emerick Aubameyang, Marc-André ter Stegen, Sadio Mane, Sergio Agüero, Frenkie De Jong, Hugo Lloris dhe Dusan Tadic.
Më pas u zbuluan edhe 5 kandidatët e tjerë: Cristiano Ronaldo, Alisson, Matthijs de Ligt, Karim Benzema dhe Georginio Wijnaldum.
Tadic, De Jong, van de Beek apo Lloris janë surpriza, por “France Football” e ka vlerësuar paraqitjen fantastike të Ajax-it, por ka vlerësuar edhe kontributin e Lloris në arritjen e Tottenhamit në Champions.
France Football publikoi edhe 5 emra të rinj që do të garojnë për trofeun. Lista e lojtarëve është e dominuar nga futbollistët e Premier Leagues: Virgil van Dijk , Bernardo Silva, Heung-min Son, Robert Leëandoëski dhe Roberto Firmino.
Priten edhe 10 emra të tjerë, ku me siguri do të ketë surpriza të tjera. Trofeu do të jepet të hënën e 2 dhjetorit në Paris.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit