Një ngjare e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pojan të Fierit ku si pasojë ka vdekur një 18-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtarë të policisë shtetasi me inicale K.N duke drejtuar një autojmet rrul ka goditur për vdekje 18-vjeçarin Mateo Koza.
Ndërkohë që edhe viktima dhe personi i cili ka goditur të ndjerin janë punëtorë.
Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për detajet dhe zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.