26.10.2019 - 21:19
Një aksident tragjik ka ndodhur në Durrës, ku i vdekur ka mbetur një person një tjetër u shoqërua në polici.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë tek Ura e Dajlanit, ndërsa viktima udhëtonte me motor.
Sipas burimeve viktima punonte si shpërndarës picash.
Policia dyshon se ka qenë një autobus që ka shkaktuar aksidentin tragjik që i mori jetën motoristit.