MENU
klinika

Balerina feston 27 vjetorin!

Albi Nako surprizon Klaudian në ditën e lindjes…

28.10.2019 - 18:44

Balerina Klaudia Pepa ka festuar 27 vjetorin e ditëlindjes dhe emocionet që ka përjetuar i ka ndarë me anën e një postimi në Instagram me ndjekësit ku ajo shkruan: 

Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre që kemi pranë. Faleminderit miqve të mi, edhe ju faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që jeni aty. Një përqafim, Kla!

Mirëpo, kjo ditë e veçantë për Klaudian s’ka kaluar pa një surpizë të vogël nga ish-bashkëshorti, koreografi Albi Nako.

Të gjithëve na kujtohet martesa madhëshore e Kaludias me Albin e cila u transmetua në emisionin “E diela shqiptare”, por gjithashtu të gjithë kemi ndjekur edhe lajmet për ndarjen e tyre si edhe çfarë ka ndhour më pas e tashmë duket se raportet mes tyre mbeten miqësore. 

Ndaj Albi i ka shkruan Klaudias në komente: “Gëzuar ditëlindjen“, shoqëruar me disa emoji.

Ndërkohë Klaudia ka zgjedhur të mos i përgjigjet komentit të Albit por vetëm ta pëlqejë atë!

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyeja përse ndodhet në Itali

Si është marrëdhënia e Albi Nakos dhe Albës?