MENU
klinika

Takimi i Ramës në Serbi me Vuçiç dhe Zaev

Albin Kurti ka një mesazh për kryeministrin shqiptar

12.10.2019 - 09:19

Kryeministri Albin Kurti është i mendimit se Tirana zyrtare do duhet ta shohë në çdo rast Serbinë dhe politikën kundrejt saj me “sytë” e Kosovës.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, i pyetur nga Zëri Amerikës se çfarë gjykimi ka për marrëveshjen e djeshme mes Ramës- Vuçiç e Zev mbi të ashtuquajturin “mini- shengen”. Kurti është shprehur se së shpejti ai ka në plan të bëjë një takim me qeverinë shqiptare. Kreu i qeverisë së re theksoi gjithashtu se Shqipëria në iniciativat e saj duhet të përfshijë dhe Kosovën.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti të enjten në Novi Sad presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë për atë që ata e kanë quajtur si një “mini shengen” ballkanik. Si e shini ju një deklaratë të tillë dhe mungesën e Kosovës këtu?

Albin Kurti: Në njëfarë mënyre të tria këto vende tashmë e kanë lirinë e lëvizjes e kanë liberalizimin e vizave, këtu çështja është që Kosova ta fitojë këtë gjë. Unë jam i bindur që për liberalizimin e vizave të Kosovës thelbësore është Prokuroria Speciale, pra liberalizimin e vizave nuk do ta sjellë qeveria e re por aktiviteti i ri i Prokurorisë Speciale atëherë kur ajo do të jetë e çliruar prej ekzekutivit.

Unë synoj që të takohem me qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por mendoj që në të gjitha këto iniciativa është tejet e rëndësishme që Kosova të jetë gjithnjë e pranishme, e përfaqësuar, të marrë pjesë, sepse Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi