MENU
klinika

Një skenë për të tre (së shpejti)!

Amos Zaharia: Yllka na ka dhënë liri të plotë

25.10.2019 - 13:36

      Është biri i artistes, e cila, me talentin dhe profilin e veçantë artistik ka yllin e saj, skalitur në piedestalin e artistëve të mëdhenj të këtij vendi. Amos Zaharia, pasi ka provuar më parë, magjinë e skenës me të ëmën, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo, është shprehur në medie, se ka ardhur koha që skena e teatrit të jetë e të treve bashkë: Yllka Mujo, Amosi dhe princeshë Elia!

Me të gjitha gjasat, ky ka për të qenë momenti magjik i Amosit! Karriera e tij artistike e ka renditur tashmë mes aktorëve të teatrit më të dashur, me shfaqjet e njëpasnjëshme dhe shumë të suksesshme që po ngjit në skenë.

 

I ardhur nga një familje artistësh që kanë dhënë shumë për artin shqiptar, Amos Muji Zaharia, pasi ka provuar magjinë e skenës me mamanë e tij, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo thotë se ky është momenti për të sjellë në skenën e teatrit një shfaqje që do t’i bëjë bashkë: Yllka Mujon, Amosin dhe Elian!

Ime më, na ka dhënë të dyve ne, një liri absolute për të zgjedhur, mua edhe Elias. Kemi bërë një projekt që nuk ka dalë ende, shfaqje teatri, të tre së bashku si në jetë: Yllka është nëna, Elia motra dhe unë vëllai, vetëm se ajo është një “histori makabër”, ku nëna dhe vajza vrasin djali, sepse nuk e dinin që ishte ai… Nëna dhe motra ushqeheshin duke vrarë klientët e hotelit që kishin, nuk kemi pasur mundësinë t’ia shfaqim publikut, por do të vijë në një të afërme shumë të shkurtër”, – ka thënë ai, gjatë një interviste mediatike.

 

 

Mes të tjerash, Amosi thotë se me të motrën, Elian, në pjesën e aktrimit janë të ndryshëm, kanë karakteristikat e veta dhe kjo, për të është pozitive, pasi sjell diversitet.

Për herë të parë, Yllka Mujo dhe fëmijët e saj, i kemi parë së bashku në skenën e “Këngës Magjike”, ku sigurisht, kanë shkëlqyer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos