MENU
klinika

"Qortimet" e Trump

Apple merr një kritikë të pazakontë nga presidenti amerikan

28.10.2019 - 19:08

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një “qortim” të ri në drejtim të drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook për një temë të pazakontë: Dizajnin e iPhone.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan publikoi një Twitter, ku ai kritikoi Cook mbi vendimin e Apple në vitin 2017 për të larguar butonin fizik të “Home” në pjesën e përparme të modeleve të reja të iPhone.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu Trumpin të bëjë një pretendim të tillë për ndryshim tani, më shumë se dy vjet pasi u zbatua për herë të parë, dhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Business Insider për koment.