MENU
klinika

Claudio Marchisio

Armën në kokë, futbollisti rrëfen si e grabitën

31.10.2019 - 16:28

Një ngjarje ka tronditur futbollistin italian Claudio Marchisio ka ndodhur disa ditë më parë, teksa u grabit në shtëpinë e tij, ku ishte me gruan.

Duke folur për “Corriere di Torino”, ish-futbollisti i Juventus tregoi këtë përvojë të keqe: “Isha unë dhe familja pre e grabitësve. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Mua më interesojnë më pak gjërat materiale se shëndeti dhe jeta. Llogaris vetëm se të gjithë jemi mirë. Komente ironike nga rrjetet sociale? Punë e tyre, nuk më interesojnë…”

Ish-mesfushori i Juventusit i ka në mendje ato momente dramatike, teksa zbulon se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij, të cilën e mësynë grabitësit e armatosur:

“Ishte situatë e vështirë, sepse kurrë nuk kisha parë dy armë të vërteta. Kësaj radhe dy pistoleta ishin drejtuar mbi kokat tona, por arritëm të qëndronim të qetë. Pesë të panjohur hynë në shtëpinë tonë në Vinovo.

Ata më pyetën për kasafortën, por ne nuk kemi një të tillë në shtëpi. Nuk e besuan, por është vërtet kështu. Pastaj morën gjithçka mundën dhe u larguan. Unë pata frikë për veten dhe gruan.

Falënderova Zotin që fëmijët tanë nuk ishin në shtëpi. Ata po luanin top, duhej të ktheheshin në orën 20:00, të shoqëruar nga gjyshi i tyre. Trajneri i tyre ishte i pari që dyshoi, sepse nuk iu përgjigjëm dot në telefon. Hajdutët kryen punë shpejt, pa ardhur fëmijët në shtëpi, ky ishte fati ynë”.

Marchisio zbulon, gjithashtu, ndjenjën e pazakontë që përjetoi: “Çfarë shije më la kjo përvojë e keqe? Ishin momente frike, kur nuk e di se çfarë ndodh në trupin tuaj, por duhet të qëndrosh i qetë, madje edhe me një armë të drejtuar nga ju. Pastaj, shumë mendime të tjera më kanë ardhur në mendje”.

Marchisio pranon se pothuajse mund ta “kuptojë” gjestin e grabitësve: “Unë nuk i justikoj ata njerëz që e bëjnë këtë, por mendoj: janë të sëmurë, janë të uritur, nuk kanë frikë dhe madje mund ta bëjnë këtë.

Këto janë gjëra që ndodhin me të gjithë, sepse ndryshimi midis të pasurve dhe të varfërve është kudo. Me Robertën kemi në plan të lëvizim, por jo për arsye sigurie. Ne duam të jetojmë në qendër të qytetit, por problemet mund të jenë kudo”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merr numrin e 'Princit' bardhezi

Juventus prezanton blerjen e re!