Ashtu siç patën paralajmëruar të dy trajnerët dhe futbollistët në prag të ndeshjes, ashtu ka ndodhur. Ndeshja mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 ka qenë e luftuar dhe aspak një vëllazërore.
Sfida ka përfunduar në shifrat 2-1 në duelin e parë zyrtar mes tyre në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe. Skuadra e Alban Bushit ka fituar falë 5 minutave të vrullshëm në fundin e pjesën së parë.
Fillimisht ishte Tafa që shënoi pas një goditje dënimi dhe më pas Muçolli, i cili 5 minuta më vonë dërgoi topin në rrjetë pas aksioni individual.
Goli i Baftiut për Kosovën erdhi shumë vonë për të shqetësuar kuqezinjtë dhe sfida u mbyll me suksesin 2-1, që është i pari në këto eliminatore për përfaqësuesen Shpresa.
Shqipëri U21 – Kosovë U21 2-1
76′ Tafa, 81′ Muçolli / 89′ Baftiu
Shqipëria U21: Selmani, Maloku, Tafa, Bajramaj, Pëllumbi (64′ Ndrecka), Zejnulai (64′ Shehu), Mala, Çokaj (90′ Mersinaj), Xhixha (90′ Kolaj), Kallaku (61′ Muçolli), Broja. Trajner: Alban Bushi.
Kosova U21: Smakiqi, Hajrizi, Xhemajli, Kolgeci, Kastrati I, Pepsi (88′ Idrizi), Abedini, Lushaku (77′ Hoxha), Muja (77′ Baftiu), Kastrati II, Daku (57′ Mustafa). Trajner: Rafet Prekazi
Kartonë të verdhë: Çokaj, Tafa, Kolaj, Ndrecka, Shehu / Daku