MENU
klinika

Berati, sa shumë histori!

Baba Tomori mjekërbardhë hesht mbi qytet…

28.10.2019 - 13:00

     Është qyteti i një mbi një dritareve. Berati, njihet si një ndër vendet që ruan thesare të kulturës dhe historisë në Shqipëri, – shkruan faqja e njohur turistike, chasingthedonkey.com.

”I mbrojtur nga UNESCO, qyteti është “shtëpia” e 122 monumenteve të kulturës. Nga kalaja që ofron pamje mbi qytetin deri në labirintin e rrugëve me kalldrëm, që përshkojnë si vena qendrën e qytetit. Në Berat, ka shumë vende për t’i vizituar. Not, rafting apo shëtitje janë vetëm disa nga çfarë ju mundëson Berati në verë, ndërsa shumë nga monumentet kulturore janë të vizitueshme gjatë gjithë vitit, ndaj nuk mungojnë aktivitetet. Nga lagjja e famshme e Goricës, deri te xhamia Mbret, këtu do të gjeni 10 qendrat më të kërkuara për të njohur Beratin:

 

 

Shëtitje në kalanë e Beratit

Nëse shihni vetëm një nga pikat tërheqëse të Beratit, kjo është e duhura! Kalaja e Beratit është më e rëndësishmja për t’u vizituar. Sapo të hyni aty, mund të shihni shtëpitë që janë ende të banueshme dhe mund të endeni në rrugicat e vjetra ku do të gjeni dyqane, kafene kisha bizantine dhe tezga që shesin suvenire. Një nga pikat tërheqëse brenda kalasë është Kisha Shën Triadhës, me kupolë të kuqe, që daton nga shekulli XIV.

Në muret e kishës ndodhet një mbishkrim me emrin e Andronik Paleologut, guvernatorit të Beratit nga viti 1302 deri në 1326, që nënkupton se ai përkrahu ndërtimin e kishës. Vende të tjera për t’u vizituar brenda kalasë janë Xhamia e kuqe, kisha e Shën Theodhorit, kisha e Shën Mërisë dhe muzeu “Onufri”, si dhe disa kapela të vogla, që kryesisht qëndrojnë të mbyllura. Kalaja ofron një pamje pothuajse 360 gradë të qytetit panoramic, nga ku mund të shihni çatitë e shtëpive tipike beratase.

Vizitë në muzeun e ikonografik “Onufri”

Pavarësisht se muzeu “Onufri” ndodhet brenda kalasë, meriton të konsiderohet më vete në listën e 10 vendeve më interesante. E kuqja karakteristike e Onufrit dhe e arta, do t’ju mbeten në mëndje edhe pasi të jeni larguar nga muzeu.

“Onufri” gjendet brenda kishës së Shën Mërisë. Ai është gjithashtu, ekspozitë e pikturave të birit të Onufrit, Nikolës, si dhe të David Selenicës, Kostandin Shpatarakut dhe shumë piktorëve të tjerë.

Atje, gjenden 106 ikona dhe 67 objekte liturgjike.

 

Muzeu Kombëtar Etnografik

Muzeu Kombëtar Etnografik, një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, është ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Berat. I vendosur në një shtëpi me arkitekturë osmane të shekullit XVIII, ky muze ekspozon veshje, mjete pune dhe mobilie tradicionale të përdorura nga vendasit.

Në katet e sipërme gjenden dhoma e ndenjes, dhoma gjumi dhe hapësira për t’u ulur, që duket sikur të kthejnë pas në kohë. Gjithashtu, aty mund të dalloni banjën dhe vendin ku më parë beratasit përpunonin rrushin për prodhimin e verës.

 

Shëtitje në lagjen e Goricës dhe Mangalemit

Ashtu si Buda dhe Pesti, që formojnë dy anët e qytetit të Budapestit edhe lagjet e Goricës e Mangalemit, shtrihen në dy anë të ndryshme të lumit të Beratit. Lagjja e Goricës, në jug të lumit të Osumit, ishte pjesa e krishterë, ndërsa lagja Mangalem, në veri të lumit, ishte pjesa myslimane. Pamjet e të dyja lagjeve janë shumë të bukura, ashtu si dhe ura e Goricës, që është ndër pikat më tërheqëse të Beratit. Kur të ndodheni në Mangalem, vizitoni teqen e Helvetive, një monument i Ahmet Kurt Pashait, i ndërtuar në vitin 1782, si dhe xhaminë e Beqarëve.

Nëse qëndroni në Goricë, do t’ju pëlqejë që në mbrëmje, të endeni rrugicave të qeta, ku do të shihni qytetarët teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Në fakt, në çdo lagje do të kaloni shumë këndshëm.

 

 

Vizitë në një kantinë vere

Në Berat, patjetër duhet të vizitoni një kantinë për të degustuar verën. Jo me kot është në listën tonë për Beratin.

Një vizitë në vreshtat tradicionale me histori shumëvjeçare, do t’ju bëjë të shijoni verën e bardhë dhe të kuqe, madje të ktheheni sërish aty, për një gotë verë.

 

Vizitë në xhaminë Mbret

Xhamia Mbret ose xhamia e Sulltanit, përbën qendrën e një kompleksi ndërtesash fetare, të ndërtuara në shekullin XV, nga sulltan Bajaziti II. Xhamia reflekton pasurinë e osmanëve, gjatë periudhës së tyre të artë.

Të gjithë janë të mirëpritur nëse visheni në mënyrë të përshtatshme dhe hiqni këpucët. Muralet janë vargje nga Kurani dhe aty gjendet një tavan i bukur prej druri. Në bibliotekën islame dallohen gdhendje prej druri, ndërsa në një teqe aty pranë, ku mund të shihni dervishët teksa luten.

 

Vizitë në ujëvarën e Bogovës

Nëse shkoni në Berat gjatë stinës së verës, sigurohuni të vizitoni ujëvarën e Bogovës. Udhëtimi për në këtë ujëvarë të bukur, zgjat një orë. Bogova, që do të thotë “e perëndive”, e merr emrin nga fshati aty afër me të njëjtin emër. Vizita në këtë ujëvarë është një ndër gjërat më të bukura për të bërë në Berat, veçanërisht në nxehtësinë e verës. Megjithatë, nëse doni të ndiheni të sigurt, është më mirë të gjeni një tjetër vend në lumin Osum, për të notuar.

 

Ngjitje në malin e Tomorit

I ndodhur në parkun kombëtar “Mali i Tomorit”, ngjitja e kësaj maje është një ndër aktivitetet më të bukura për admiruesit e natyrës. Të krishterët shkojnë në pelegrinazh, më 15 gusht. Betakshinjtë nisin një pelegrinazh vjetor nga 20-25 gusht, në nder të profetit, Abbas ibn Aliu. Sipas legjendave shqiptare, Baba Tomori, një gjigant me mjekër të bardhë e të gjatë, qëndron në mal dhe ruan qytetin e Beratit.

Parku kombëtar “Mali i Tomorit” është habitati natyror i shumë specieve në zhdukje, si: arinj, ujqër dhe disa lloje zogjsh. Për këdo që i pelqejnë ecjet në antyrë, mali i Tomorit është vend i mrekullueshëm për të bërë ski ose një shtëtitje mbi gomar.

 

 

Vizitë në rrënojat e Xhamisë së Kuqe

Xhamia e Kuqe është një tjetër monument i Beratit, i ndërtuar nga sulltan Bajaziti II, në shekullin XV. Është quajtur “xhamia e sunduesit” dhe u ndërtua rreth vitit 1431.

E ndërtuar me gurë gëlqerorë dhe tulla të kuqe, xhamia është e veçantë pasi ka një minare në të majtë. Mund të ngjiteni në shkallët cilindrike brenda minareve, për të kundruar një pamje 360 gradë të qytetit, përfshirë këtu, të gjitha vendet e Beratit që duhen parë nga lart.

 

Vizitë në xhaminë e Plumbit

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Izgurliut, është e fundit në këtë listë. U ndërtua në vitin 1553 ose 1554, nga feudali Ahmet Bej Uzgurliu, kur u shndërrua në fenë islame. Njihet si Xhamia e Plumbit, për shkak të veshjes me plumb të kupolave të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024

Puna dhe veprat që ai i la pas shoqërisë shqiptare

37 vite nga ikja e Lasgush Poradecit!