29.10.2019 - 21:56
Bayern Munchen ka rrezikuar eliminimin nga Kupa e Gjermanisë në fushën e Bochum, por në fund ia ka dalë duke shënuar dy gola, duke fituar 2-1. Një sukses që erdhi me vuajtje dhe përmbysja erdhi në limit.
Vendasit shënuan të parët në pjesën e parë me anë të një autogoli, por bavarezët përmbysën me Gnabry në 83’ dhe Muller në 89’. Bayern kalon në turin tjetër dhe pret shortin.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit