MENU
klinika

Pse vazhdohet "gabimi historik"

BE duhet të flasë hapur me Ballkanin

29.10.2019 - 14:16

Shpresat e disa vendeve të Ballkanit për lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian, u ndërprenë më 19 tetor, kur Presidenti Francez Emmanuel Macron “kundërshtoi” bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Argumenti i tij ishte që BE kishte sfida të mjaftueshme të veta dhe nuk mund të merrej me lejimin e dy shteteve të tjera të Ballkanit për të hyrë në bllok.

Danimarka dhe Hollanda gjithashtu vendosën veton ndaj vendimit dhe së bashku me Francën thanë që korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin ende një çështje e pambyllur në Shqipëri.

Kishte zëra në samit se Presidenti Danez tha që Rumania dhe Bullgaria nuk duhet të jenë as anëtare për shkak të shqetësimeve të korrupsionit, sipas analistit me qendër në Bruksel Pieter Cleppe nga grupi i ekspertëve.

Por shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e quajti vendimin një “gabim historik”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe paralajmëroi që Kina dhe Rusia do të “mbushnin vakumin” që BE kishte lënë.

Serbia nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë më 25 tetor me Bashkimin Ekonomik Euroazian të Presidentit Vladimir Putin.

Në një deklaratë të nënshkruar në vitin 2003 në Greqi, BE tha se i shikonte Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi)) si “kandidatë të mundshëm” dhe premtoi se ata mund të bashkohen një ditë.

BE ka thënë që gjashtë vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nëse i plotësojnë kushtet, por duket se kjo është shumë larg.

Blloku po vë në dyshim nëse Shqipëria ka bërë përparim në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë po pengojnë gjithashtu bisedimet e pranimit.

Por Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, shkoi deri në ndryshimin e emrit të saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje tre-dekadëshe me Greqinë, e cila nënkuptonte se mund të fillonte bisedimet e pranimit.

“Më e pakta që Bashkimi Evropian i detyrohet rajonit është të jetë i drejtpërdrejtë me ne,” tha ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Shumë analistë argumentojnë se gjashtë kombet mund të fillojnë grupin e tyre, i cili do të lejojë udhëtim pa pasaporta dhe mundësi ekonomike midis kombeve, duke krijuar një Mini Schengen.

Një tjetër alternative për t’u anëtarësuar në BE do të ishte lejimi i vendeve të Ballkanit të anëtarësohen në Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë së bashku me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.