MENU
klinika

Ja zyrtari i lartë i SHBA që më njoftoi

Befason Daçiç: E kam ditur kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë!

07.10.2019 - 13:37

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiç, në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat