Komisioni Europian bëri një shqyrtim të parë, gjatë një takimi me ministrat e Drejtësisë në Luksemburg, mbi bisedimet me SHBA-në, për të lehtësuar marrjen e provave elektronike, të filluara më 25 shtator.
Këto diskutime, të cilat përfshijnë çështjen e postave elektronike ose SMS-ve në hetimet penale përtej kufijve të BE-së, duhet të rifillojnë në nëntor, njoftoi institucioni.
Aktualisht, afatet për autoritetet gjyqësore europiane, për të marrë nga operatorët amerikanë të dhënat e kërkuara për një hetim, mund të vonohen deri në 10 muaj.
Komisioni ka tre objektiva: të sigurojë një afat 10-ditor për sigurimin e të dhënave të kërkuara, të shmangë konfliktet ligjore duke rënë dakord për përcaktimin dhe llojet e të dhënave të përfshira në marrëveshje, si edhe të sigurojë mbrojtjen e të dhënave dhe të jetës private.