MENU
klinika

Në fillim reforma, pastaj..

Boll më me kryetarë perandorakë! Hajdari tregon zgjidhjen

21.10.2019 - 10:55

Në fillim reformë zgjedhore dhe më pas zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Ky është propozimi i deputetes Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në twitter, Hajdari thotë se zgjidhja për daljen nga kriza politike është vetëm një: “Brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend”.

“Boll më me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend” përfundon Hajdari.