MENU
klinika

Rekordmeni i botës

Bolt lëshon sfidën e radhës: Dua të luaj në NFL

30.10.2019 - 17:40

Pasi hoqi dorë nga atletika active, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, atleti xhamajkan Usain Bolt, u përpoq të nisë futbolin dhe gati arriti të debutojë me një skuadër profesioniste në Australi.

Në momentet e fundit u tërhoq, por së fundmi ai ka shfaqur dëshirë të merret me një disiplinë tjetër, futbollit amerikan, me topin në formë vezake.

Ish-atleti kampion, tani 33-vjeçar, u shpreh se është gati të luajë në NFL (National Football League) në Amerikë. Gjithsesi, Bolt thotë se do të pranojë oferta vetëm nga dy skuadra të NFL-së: New England Patriots dhe Green Bay Packers. Në një intervistë prë TMZ, atleti xhamajkan tha:

“Nëse Patriots ose Aaron Rodgers (luan me Green Bay) do të më telefojnë për të luajtur me ta, atëherë do të them PO. Do të jem gati për të luajtur”.

Sprinteri xhamajkan mendon se shpejtësia e tij mund ta ndihmojë në këtë sport, duke luajtur në krahë dhe të finalizojë sulmet e skuadrës. Edhe pse ky është një sport fizik dhe me kontakte të shumta, xhamajkani shpreson që me aftësitë e tij lëvizëse t’ia dalë mbanë të luajë në NFL.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekordmeni i botës në atletikë

Usain Bolt debuton si futbollist profesionist